Bibletech.net: index --- Read/Study the BIBLE: Learn to be THANKFUL, LOVE, Live by Faith, and FORGIVE others as you Trust in Jesus!

--- GRAMMAR and ABCs --- 35 languages, by name and ISO country code --- navigation tools for this page ---
The Bible by chapter: ALBANIAN and ENGLISH (NASB 1995)


---- Isaiah 45:1 ---- written 740-680 B.C. Pre-Exilic----
Isa 45:1 "Kështu i thotë Zoti të vajosurit të tij, Kirit, që unë e mora me dorën e djathtë, që të hedh poshtë para tij kombet: Po, unë do të zgjidh brezat që mbretërit mbajnë në ijë, për të hapur para tij portat me dy kanate dhe që portat të mos mbeten të mbyllura.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:1 Thus says the Lord to Cyrus His anointed, Whom I have taken by the right hand, To subdue nations before him And to loose the loins of kings; To open doors before him so that gates will not be shut:(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:2----
Isa 45:2 Unë do të ec para teje dhe do të sheshoj vendet e ngritura, do të bëj copë-copë portat prej bronzi dhe do të thyej shufrat prej hekuri.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:2 "I will go before you and make the rough places smooth; I will shatter the doors of bronze and cut through their iron bars.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:3----
Isa 45:3 Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:3 "I will give you the treasures of darkness And hidden wealth of secret places, So that you may know that it is I, The Lord, the God of Israel, who calls you by your name.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:4----
Isa 45:4 Për hir të Jakobit, shërbëtorit im, dhe për hir të Izraelit, të zgjedhurit tim, unë të thirra me emër dhe të dhashë një titull nderi megjithëse ti nuk më njihje.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:4 "For the sake of Jacob My servant, And Israel My chosen one, I have also called you by your name; I have given you a title of honor Though you have not known Me.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:5----
Isa 45:5 Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:5 "I am the Lord, and there is no other; Besides Me there is no God. I will gird you, though you have not known Me;(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:6----
Isa 45:6 me qëllim që nga lindja në perëndim të pranohet që nuk ka asnjë Perëndi përveç meje. Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:6 That men may know from the rising to the setting of the sun That there is no one besides Me. I am the Lord, and there is no other,(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:7----
Isa 45:7 Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqënien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:7 The One forming light and creating darkness, Causing well-being and creating calamity; I am the Lord who does all these.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:8----
Isa 45:8 Pikëloni, o qiej, nga lart dhe retë le të bëjnë të bjerë si shi drejtësia. Le të hapet toka, të prodhojë shpëtimin dhe të bëjë të mbijë njëkohësisht drejtësia. Unë, Zoti, e kam krijuar këtë.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:8 "Drip down, O heavens, from above, And let the clouds pour down righteousness; Let the earth open up and salvation bear fruit, And righteousness spring up with it. I, the Lord, have created it.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:9----
Isa 45:9 Mjerë ai që i kundërvihet atij që e ka formuar, një fragment enësh balte me fragmente të tjera të enëve prej balte. A do t’i thotë argjila atij që i jep formë: "Ç’po bën?," a do të thotë vepra jote: "Nuk ka duar?".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:9 "Woe to the one who quarrels with his Maker" An earthenware vessel among the vessels of earth! Will the clay say to the potter, 'What are you doing?'Or the thing you are making say, 'He has no hands'?(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:10----
Isa 45:10 Mjerë ai që i thotë të atit: "Çfarë po lind?". dhe nënës së tij: "Çfarë po pjell?".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:10 "Woe to him who says to a father, 'What are you begetting?' Or to a woman, 'To what are you giving birth?'"(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:11----
Isa 45:11 Kështu thotë Zoti, i Shenjti i Izraelit dhe ai që e ka formuar: "Përsa u përket gjërave të së ardhmes më bëni pyetje rreth bijve të mi dhe më jepni urdhëra rreth veprës së duarve të mia?(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:11 Thus says the Lord, the Holy One of Israel, and his Maker: "Ask Me about the things to come concerning My sons, And you shall commit to Me the work of My hands.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:12----
Isa 45:12 Por unë kam bërë tokën dhe kam krijuar njeriun mbi të; me duart e mia kam shpalosur qiejtë dhe komandoj tërë ushtrinë e tyre.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:12 "It is I who made the earth, and created man upon it. I stretched out the heavens with My hands And I ordained all their host.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:13----
Isa 45:13 Unë e ngjalla atë në drejtësinë time dhe do të sheshoj tërë rrugët e tij; ai do të rindërtojë qytetin tim dhe do t’i kthejë të lirë të mërguarit e mi pa paguar shpengim dhe pa bërë dhurata," thotë Zoti i ushtrive.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:13 "I have aroused him in righteousness And I will make all his ways smooth; He will build My city and will let My exiles go free, Without any payment or reward," says the Lord of hosts.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:14----
Isa 45:14 Kështu thotë Zoti: "Fryti i mundimeve të Egjiptit dhe mallrat e Etiopisë dhe të Sabejve, njerëz me shtat të lartë, do të të kalojnë ty dhe do të të përkasin ty; ata do të ecin pas teje, të lidhur me zinxhirë; do të bien përmbys para teje dhe do të të luten fort, duke thënë: "Me siguri Perëndia është te ti dhe nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër"".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:14 Thus says the Lord, "The products of Egypt and the merchandise of Cush And the Sabeans, men of stature, Will come over to you and will be yours; They will walk behind you, they will come over in chains And will bow down to you; They will make supplication to you: 'Surely, God is with you, and there is none else, No other God.'"(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:15----
Isa 45:15 Në të vërtetë ti je një Perëndi që fshihesh, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:15 Truly, You are a God who hides Himself, O God of Israel, Savior!(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:16----
Isa 45:16 Do të mbeten të gjithë të turpëruar dhe të hutuar, po, do të ikin të gjithë bashkë, të mbuluar me turp, sajuesit e idhujve.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:16 They will be put to shame and even humiliated, all of them; The manufacturers of idols will go away together in humiliation.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:17----
Isa 45:17 Por Izraeli do të shpëtohet nga Zoti me një shpëtim të përjetshëm; ju nuk do të turpëroheni ose të hutoheni kurrë më përjetë.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:17 Israel has been saved by the Lord With an everlasting salvation; You will not be put to shame or humiliated To all eternity.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:18----
Isa 45:18 Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejtë, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë; ai e ka vendosur, nuk e ka krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej: "Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:18 For thus says the Lord, who created the heavens (He is the God who formed the earth and made it, He established it and did not create it a waste place, but formed it to be inhabited)," I am the Lord, and there is none else.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:19----
Isa 45:19 Unë nuk kam folur fshehtas në një cep të errët të dheut; nuk u kam thënë pasardhësve të Jakobit: "Më kërkoni kot". Unë, Zoti, them atë që është e drejtë dhe deklaroj gjërat që janë të vërteta.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:19 "I have not spoken in secret, In some dark land; I did not say to the offspring of Jacob, 'Seek Me in a waste place'; I, the Lord, speak righteousness, Declaring things that are upright.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:20----
Isa 45:20 Mblidhuni dhe ejani, afrohuni bashkë, ju që keni shpëtuar nga kombet! Nuk kanë mend ata që mbajnë një shëmbëlltyrë prej drurit të gdhendur prej tyre dhe i luten një perëndi që nuk mund të shpëtojë.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:20 "Gather yourselves and come; Draw near together, you fugitives of the nations; They have no knowledge, Who carry about their wooden idol And pray to a god who cannot save.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:21----
Isa 45:21 Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:21 "Declare and set forth your case; Indeed, let them consult together. Who has announced this from of old? Who has long since declared it? Is it not I, the Lord? And there is no other God besides Me, A righteous God and a Savior; There is none except Me.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:22----
Isa 45:22 Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:22 "Turn to Me and be saved, all the ends of the earth; For I am God, and there is no other.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:23----
Isa 45:23 Jam betuar në veten time, nga goja ime ka dalë një fjalë drejtësie dhe nuk do ta tërheq; çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:23 "I have sworn by Myself, The word has gone forth from My mouth in righteousness And will not turn back, That to Me every knee will bow, every tongue will swear allegiance.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:24----
Isa 45:24 Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:24 "They will say of Me, 'Only in the Lord are righteousness and strength.' Men will come to Him, And all who were angry at Him will be put to shame.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 45:25----
Isa 45:25 Në Zoti do të shfajesohen dhe do të përlëvdohen gjithë pasardhësit e Izraelit.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 45:25 "In the Lord all the offspring of Israel Will be justified and will glory."(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 46:1 ---- written 740-680 B.C. Pre-Exilic----
Isa 46:1 Beli ka rënë, Nebo është rrëzuar; idhujt e tyre i kanë çuar tutje me kafshë barre dhe me pela; gjërat që ju transportonit janë ngarkuar si pesha të rënda për kafshët e lodhura.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------


top of the page
THIS CHAPTER:    0724_23_Isaiah_45_al-en.html

PREVIOUS CHAPTERS:
0720_23_Isaiah_41_al-en.html
0721_23_Isaiah_42_al-en.html
0722_23_Isaiah_43_al-en.html
0723_23_Isaiah_44_al-en.html

NEXT CHAPTERS:
0725_23_Isaiah_46_al-en.html
0726_23_Isaiah_47_al-en.html
0727_23_Isaiah_48_al-en.html
0728_23_Isaiah_49_al-en.html

links to all chapters (AL-EN-links.html)

The most accurate English translation NASB 1995: New American Standard Bible (1995 AD>
NKJV: New King James Version (1982 AD)
KJV: King James Version (1611 AD)
ASV: American Standard Version(1901 AD)
Geneva: Geneva Bible (1560 AD)
German - Luther's Die Heilige Schrift(1545 AD), based on the Textus Receptus, Vulgate and other sources
Latin: Vulgate (405 AD)
Hebrew: Masoretic OT and NT translation by Salkinson and C.D. Ginsburg
Greek-OT: The Septuagint (LXX)(132 BC) - translation into Greek from Hebrew by 70 Jewish scholars
Greek-NT: Nestle-Aland (120-200AD), oldest manuscripts used for the NASB and
Textus Receptus (1100-1200AD), a later version used by Luther and for the KJV


top of the page


NAVIGATION tools: --- TOP of page --- GRAMMAR: for 35 Languages --- BibleTech.net INDEX ---
STUDY: the BIBLE --- READ the Bible in ONE_YEAR! --- READ the Bible in the order written! ---

--- free study tools, maps and handouts --- free e-book PDF: BIBLE OVERVIEW and Summary ---

Today's Date:

"Scripture taken from NEW AMERICAN STANDARD BIBLE® 1995 edition,(NASB) Copyright © 1960-2022 by The Lockman Foundation. Used by permission."
"Scripture taken from the New King James Version®.(NKJV) Copyright © 1982 by Thomas Nelson. Used by permission. All rights reserved."